Veting në drejtësi nuk ka para zgjedhjeve të 12 prillit

  • 5 years ago
Veting apo verifikim të integritetit personal, kualifikimeve profesionale dhe pasurisë, nuk do të ketë gjatë kësaj përbërje parlamentare apo qeveritare. Ministrja e drejtësisë tha se është një proces që kërkon debat të gjerë dhe dy të tretat e votave në Kuvend, andaj edhe nuk do të realizohet para zgjedhjeve të 12 prillit. Prokurorët ndërkohë thonë se çdo veting i jashtëm në këtë institucion do të nënkuptonte shkelje të kushtetutës.