Në shtëpinë e Xhesikës/ Pallati, ku humbi jetën nga tërmeti 20 vjeçarja, do të shembet

  • 5 years ago
Lëkundjet e errëta të 26 nëntorit zgjuan njerëzit nga gjumi. Frika, nxori jashtë shtëpive mes mijëra shqiptarëve edhe Xhesika Biqikun.

Teksa dilte, në terr tullat e pallatit goditën në kokë 20 vjeçaren. Jeta e parë e humbur nga tërmeti në Tiranë.

?Unë u pengova kur e kisha përdore dhe rashë te balta, shpirti im ishte këtu? e mora gërthita?, thotë babai i Xhesikës.

Jemi brenda pallatit ku jetonte Xhesika Biqiku. Në faqet e murit shkruhet Xhesika, Xhesika, por edhe shkronjat do shemben në këtë pallat të pabanueshëm. Porta 22 hapet nga Ilija, që përpiqet të ruajë fort kujtimet e mbetura nga vajza e tij.

?Këtu kam një fotografi të Xhesit ja ta shikoni? ka dalë para ca kohësh. Këtu është Sabina , ndërsa këtu Xhesika, ishte 18 vjeç këtu. Të dyja vajzat i mbaj këtu . Xhesika është më e vogla, ndërsa Sabina më e madhja.. në mars të 2000.. mezi I kam rritur?, thotë ai.

Ilija ishte shumë i lidhur me Xhesin, vajzën e vogël. Në çdo cast brenda shtëpisë I vijnë në mend momentet e tmerrit.

?Unë flija këtu, Xhesi ja te divani tjetër. Të dy dolëm të parët?.(qan)?,tregon ai më tej.

Pas tërmetit të shtatorit, ka shkruar për punët e zotit. O zot na mbro nga tërmetet? sikur e kishte ndjerë? sikur e kishte ndjerë vdekjen?.

Dy femrat e tjera të shtëpisë po kurohen në spital. Ndërsa i vetëm, Ilija trazon kujtesën me kohën kur e bija ishte në shtëpi.

E gjërat e saj i ka paketuar për t?i marr në banesën e re ku familja Biqiku do të jetojë, pa Xhesikën.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#Xhesika#TopChannel