Shembet godina e parë në Qytet Studenti nga forcat e IKMT-së, ndërkohë ekspertët kanë shpallur të pabanueshme edhe 5 konvikte të tjerë. Studentët e këtyre godinave janë strehuar në sallat e leximit apo dhe duke shtuar krevatet në godinat e padëmtuara. Sa u përket familjarëve zgjidhja është menduar të qiraja sociale.
Gjashtë nga 29 godinat e Qytetin Studenti janë shpallur tashmë të pabanueshme.
Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar rëndë mes tyre edhe godinat 20-21, të cilat u rikonstrukturuan këtë vjeshtë.
Madje inertet ende nuk janë hequr.
Studentët e këtyre godinave janë vendosur tashmë në ndërtesën 16.