Floqi “harron” termetin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tërmeti i një qershorit dëmtoi 672 banesa në juglindje të vendit dhe fshati Floq ishte një nga më të prekurit, me 88 shtwpi të shkatwrruara. 18 prej tyre u rrwnuan plotësisht, ndwrsa 80 të tjera kërkonin rikonstruksion. Ndwrsa pwr 51 banesa tw klasifikuar me dëmtime më të lehta, banorët do të marrin dëmshpërblim. Por në këtë fshat pesë familje akoma nuk kanë hyrë në banesat e tyre. Ky është Bajram Bekolli, nga fshati Floq. Shtwpia e tij është rafshuar e gjitha nga tërmeti i një qershorit. Banesa e Mariglena Pelivanit ka pësuar dëmtime të shumta por komisioni e ka vlerësuar në kategorinë e shtëpive në rikonstruksion. Anesti Gusto jeton i vetëm dhe është me aftësi të kufizuara. Kunata e tij, Vasilika Gusto, tregon se Anesti, jeton në një qilar poshtë banesës dhe pret rikonstruksionin. Bejaze Metja, thotë se temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe e ka pasur të pamundur të kalonte netët në kasollen e shtëpisë. Banorët e juglindjes ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin për 553 shtëpitë e dëmtuara, edhe pse këshillat bashkiakë të Korçës, Devollit dhe Kolonjës, kanë miratuar listën e familjeve me probleme.

Category

📺
TV

Recommended