Regjizori i Teatrit Kombëtar Edmond Budina ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin ?Ditë e Re? në RTV Ora. Ai është një nga personazhet që kanë kontribuar duke strehuar në teatër të prekurit nga lëkundjet e tërmetit.
Gjatë intervistës Budina u shpreh se në Shqipëri ka shfaqje me vuajtjen e të tjerëve . Janë mbledhur rreth 70 ton ndihma për të dëmtuarit e tërmetit. Por një mezazh të fortë ai ia dergon edhe kryeministrit duke i kërkuar që të mundësojë ujë dhe drita në godinën e teatrit.
?Nuk kemi drita e ujë, në gjëndje të tmershme për jetën. Janë lot krokodili, ky tërmet i nxorri lakuriq strukturat e shtetit?, ka deklaruar regjizori Budina.