Ora News - U plagos gjatë tërmetit, banori në Thumanë: Ruajta kalamajtë, pamë tmerr me sy.

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Hiqen çadra në kampin e Thumanës. Disa nga familjarët kanë marrë çadrat dhe i kanë vendosur pranë ambienteve të shtëpive të tyre pasi nuk kanë preferuar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të akomodohen në hotele.

Të tjerë janë akomoduar në hotele në qytetin e Lezhës dhe të tjerë në Kosovë.

Një banor, i cili ka marrë lëndime në kokë gjatë tërmetit, tregoi për Ora News tmerrin e përjetuar gjatë asaj nate por edhe situatën e vështirë me të cilën po përballet bashkë me familjen e tij pas tërmetit.

"Banesa është e pabanueshme, nuk jetohet. Unë jam pa shtëpi fare. Kjo nuk është e imja, është e huaja. Jam jetim rritur rrugëve.Jam vetë i pesti rrugëve.Vura veten në rrezik dhe ruajta kalamajtë.Tani do të vinë gruaja me kalamajtë nga Lezha.Unë jam në punë në bashki.Kjo situatë mos ndodhtë më, medet për viktimat që ikën. I lutem Allahut të mos ketë viktima më, se kemi parë tmerre me sy. Të gjithë i kam njohur këtu.

Më ka ardhur shumë keq.Zoti i di vetë punët e veta, tani e shkundi prapë isha rrugës ty ardh. Ai e ka në dorë se edhe njerëzia e ka lënë rrugën e Zotit. Bota na ka ndihmu, ka sjellë bukë dhe ushqime se Shqipëria do të kishte vdek për copë të bukës. Apeli im është që unë si familje është që nëse shteti bën shtëpi këtu, unë të futem me kalamaj. Në punë jam, por po nuk pata shtëpi çe dua punën".

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/u-plagos-gjate-termetit-banori-ne-thumane-ruajta-kalamajte-pame-tmerr-me-sy-tani-pa-shtepi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Category

📺
TV

Recommended