Shtëpitë zhyten nën tokë/ Familjarët në ish-kënetë: Nuk ka ardhur njeri

  • 5 years ago
Zona ish kënetës është ndër më të prekurat nga tërmeti. Lëkunjdet e forta kanë bërë që katet e para të disa banesave të futen nën tokë.

Gazetarja Elda Menga takoi disa nga banorët e ish-kënetës të cilët për Top Channel shprehen se përjetuan tmerr gjatë goditjeve të tërmetit.

?Ishte përjetim shumë i tmerrshëm, ishim brenda. Vëllai që banon në katin e 4 e ka ndjerë dhe fatmirësisht kemi shëptuar për mrekulli. Kur u zgjuam krevatet kishin shkuar në një anë. Kemi dalë nga një vrimë që mbeti shumë e vogël mrapa. Shikuam shtëpinë e komshoiut që u rrafshua, pastaj u habitëm kur pamë shtëpinë tonë. Kati i parë ishte zhdujur në tokë. Fatmirësisht nuk ka pasur persona në katin e parë kur ka rënë tërmeti?- tha nje qytetar.

?Është dita e katërt sot që presim një fadromë për ta prishur banesën sepse kjo rrezikon edhe banesta e tjera. Kemi kontaktuar me kryetarin e njësisë administrative Gjas dhe na është prisni se do vimë?- shprehet një qytetar tjetër.

Edhe banesa 5 katëshe e një qytetari emigrant në Itali ka pasur të njëjtin fat. Ai nuk ndodhej në Shqipëri në momentin e tërmëtit por që është kthyer. Nga 5 kate të banesës vetëm kati i fudnit ka mbetur mbi sipërfaqen e tokës. Pronari i banesës thotë se kjo banesë ka qenë investimi i jetës së tij.

?Çfarë kemi punuar gjithe jetën këtu i kam pasur hedhur të gjithë lekët, sepse me mendjen se do kthehem në Shqipëri. Kam vite që jetoj atje dhe nuk ka bërë asnjë investim në Itali, të gjitha i kam hedhur këtu. Kur ra tërmeti mi nisën me foto pamjet e shtëpisë dhe unë e mora me mendje se çfarë mund të kishte ndodhur. Gjëja e parë që kam menduar ishin fëmijët. Po ju jepja mbështetje prindërve, gruas, fëmijëve pasi po të lëshohesha unë kush do të mbante?- u shpreh qytetari.