Inxhinieri Edmond Bejtaj, i ftuar në emisionin "Arena", në RTV Ora duke folur për situatën e tërmeteve, theksoi se ndërtimet janë bërë pa kriter dhe në zona kënetore.
Pjesë nga biseda:
Bejtaj: Si mund të ndërtosh në një zonë që e ka emrin kënetë? Ai ta thotë mos ndërto se është kënetë. A jemi në hamendjen që ndërtesat që janë ndërtuar atje janë ndërtuar pa normë.
Në të njëjtën linjë me argumentin e Bejtaj, ishte dhe Hysenlliu i cili u shpreh se ndërtimet janë bërë pa projektues dhe në mënyrë artizanale.