Administratorët, shpërndarja do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve

  • 5 years ago
Nëpunësit e administratës publike të cilët marrin rroga pa pasur një vend pune, vazhdojnë të mbeten njolla e zezë në organizimin e institucioneve publike dhe atyre shtetërore. Edhe disa muaj pas kalimit të kësaj kompetence në ministrinë e saporformuar për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive, procesi nuk ka lëvizur aspak. Ministri Sadulla Duraku thotë se procesi vazhdon por pa precizuar se për sa kohë mund të rrumbullakohet. Ai madje shton se me këtë ritëm të sistematizimit do të vazhdohet edhe pas zgjedhjeve parlamentare të prillit.