TIRANE- Në një konferencë të jashtëzakonshme, mbajtur me tone të larta, pa pranuar pyetje nga gazetarët, kreu i shtetit Ilir Meta, ju drejtua shqiptarëve dhe kërkoi mbështetjen e tyre për t'i kërkuar zhvillimin e një referendumi. Konkretisht presidenti synon të mbledhë 50.000 firma nga qytetarët, siç parashikon kushtetuta për të bërë një referendum presidencial. Por Meta nuk ka shkuar përtej kësaj retorike, dhe nuk ka sqaruar se çfarë kërkon specifikisht me këtë referendum.
"Presidenti do të kërkojë mbështetjen e mbarë popullit shqiptar, që përmes Referendumit të mbrojë Republikën. Le të jetë populli shqiptar dhe vetëm ai, që do të vendosë nëse pranon të rikthehet në Diktaturë apo do të mbrojë Demokracinë që është fituar me shumë trimëri, vuajtje dhe sakrifica njerëzore. Vendimi i drejtpërdrejtë i popullit dhe i sovranit të përgjithshëm, është mbi të gjithë. Referendumi është demokracia direkte dhe në veprim!", tha Meta.

Category
📺
TV