REPORT TV, VERI JUG-ZENEL ELEZI, ARTIZANATI - JETA IME

  • 5 years ago
Veri Jug ju sjell në fshatin Çestije të Dumresë, vetëm pak kilometra larg Belshit dhe ju njeh me jetën e mjeshtrit artizan Zenel Elezi. Dikur saldator në ish stacionin e makinave dhe traktorëve në Dumre, sot ai punon në një mini oficinë të familjes për bërje kazanësh rakie. Jo si ata të traditës, por kazanë rakie modernë, me përmasa të mëdha dhe që e kryejn procesin e nxjerjes së rakisë në një kohë shumë të shkurtër dhe me cilësi shumë të lartë. Në minioficinën e mjeshtër Zenelit, gjenden edhe disa makineri dhe paisje të shpikura nga vetë ai për nevojat e punës. Ndiqni reportazhin Zenel Elezi, mjeshtri artizan në fshatin Çestije.

Emisionin "Veri Jug" me moderator Agim Pipën mund ta ndiqni çdo të dielë në orën 14:30 në ekranin e Report Tv

Recommended