Ora News - Buxheti 2020, më pak para nga sigurimet shoqërore

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Përfshirja e fermerëve në skemën e sigurimeve shoqërore, ishte një nga angazhimet më kryesorë në mandatin e parë të qeverisë Rama.

Madje kjo ndikoi dhe në uljen e numrit të papunësisë. Tashmë skema ka hasur në vështirësi duke sjellë dhe ulje të të ardhurave në buxhet. Pas alarmit për mos pagesën e detyrimeve nga institucionet me një shumë prej 110 milionë eurosh, vetësigurimet ishin një tjetër shqetësim për kryetarin e komisionit të ekonomisë.

Arben Ahmetaj: ?Pra 6.7 ishte 2019 dhe 6.7 të jetë edhe 2020. Ndërkohë ne planifikojmë rritje punësimi, rritje ekonomike, rritje të pagës mesatare, që automatikisht na çon në më shumë sigurime.?

Madje dhe ministrja Denaj pranon se uljen e të ardhurave

Anila Denaj: ?Të ardhurat e reduktuara që vijnë nga zonat rurale mendojmë se ka shumë hapësirë për të parë këtë aspekt për të krijuar një bazë më të shëndetshme në raport me kontributet për këtë pjesë të popullsisë që nuk është pak, por 42% e alokuar, në zonat rurale.?

Në Komision u zyrtarizua edhe nisma për rivlerësimin e pasurive.

Anila Denaj: ?Të paktën 30 mijë deri në 40 mijë pasuri mund të rivlerësohen. Unë do të gjykoja 9 mujor, deri në shtator, jo deri në fund të vitit.

Borxhi i ri që do të merret në tregjet ndërkombëtare parashikohet të jetë rreth 62 mld lekë.

Komisioni i Ekonomisë u përfshi përsëri në diskutime për mos realizimin e të ardhurave për këtë vit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/buxheti-2020-me-pak-para-nga-sigurimet-shoqerore

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp