Lleshaj në Çeki: Kosova të pranohet në Interpol - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u prit sot në mesditë nga Zv.kryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Çekisë, Jan Hamà?ek. Vizita zyrtare u zhvillua në vijim të takimit në pranverën midis dy ministrave, në Tiranë.Ministri i Brendshëm i Çekisë shprehu mbështetjen e hapur dhe të fortë të vendit të tij, në procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se Qeveria Çeke kishte lobuar tek vendet skeptike, në favor të një vendimi pozitiv për Shqipërinë pa asnjë kusht. Ai theksoi se vetëm kështu Europa do të jetë më e sigurt, duke përfshirë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor si pjesë të saj.Lleshaj tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në një nivel shumë të mirë si politik, ekonomik e bashkëpunim policor.Ministrat ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin shumë të mirë mes dy policive, duke u fokusuar tek Policia Rrugore, Policia Shkencore dhe në fushën e krimit kibernetik.Ministri i Brendshëm çek duke falënderuar për mbështetjen e Shqipërisë për Zv.presidente të Interpolit, znj. Hànkova, nënvizoi gjatë takimit se Çekia do të vlerësonte çdo hapësirë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Interpol.Gjithashtu, dy homologët nënshkruan në Pragë një Memorandum Mirëkuptimi për mbështetje të autoriteteve shqiptare të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit kompjuterik.

Recommended