Zaev: Greqia do të ndihmojë për datën e negociatave

  • 5 years ago
Greqia do të ndihmojë vendin për marrjen e datës së negociatave. Këtë garanci Zaev tha se e ka marr nga kolegu i tij grek Kirijakos Micotakis. Pas takimit në Selanik në kuadër të Samitit Ekonomik, Zaev tha se me kolegun e tij kanë biseduar edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, për vendkalimet kufitare, bashkëpunimin mes odave ekonomike të të dyja vendeve etj.