Siguria rrugore/ Policia e Kukësit, orë edukative me nxënësit

  • 5 years ago
Nën moton ?Siguria rrugore, kontribut i gjithsecilit?, Policia Rrugore e Kukësit zhvilloi takime me nxënësit e shkollës së mesme ?Hazvi Nela? dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare ?Riza Spahiu?.


Në takim morën pjesë Drejtori i DVP Kukës Drejtues Zef Laska, shefi i qarkullimit rrugor Robert Ibrahimi, efektivë të qarkullimit rrugor dhe ndihmëspecialisti i Policimit në Komunitet.

Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor u shpjegoi nxënësve se sa e rëndësishme është të njohim dhe respektojmë rregullat e qarkulimit rrugor, duke u treguar dhe me veprime praktike, sesi të veprojnë kur janë këmbësorë apo pasagjerë.

Ai u shpreh para nxënësve: ?Së bashku mund të sensibilizojmë gjithë shoqërinë, sa më shumë të bëhet kjo gjë, aq më shumë do të rriten parametrat e sigurisë?!

Nxënësit u vunë në rolin e punonjësit të Policisë Rrugore dhe së bashku me ta shpërndanë fletëpalosje udhëzuese për sigurinë rrugore dhe sensibilizuan drejtuesit e mjeteve të zbatojnë rregullat e Kodit Rrugor.

Në veçanti, nxënësit u bënë thirrje drejtuesve të mjeteve që të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, të shmangin manovrimet e gabuara dhe të mos ecin shpejt.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH