Wake Up/ Av. i Popullit:Projekti te Astiri disa herë i ndryshuar, zvarritje flagrante e legalizimeve

  • 5 years ago
Komisionerët e Avokatit të Popullit kanë ndjekur dje në terren me shqetësim ngjarjet te zona e Astirit në segmentin e Unazës së Re ku janë shënuar përplasje midis banorëve që kundërshtojnë një projekt ? sipas tyre - ende të kontestuar infrastrukturor dhe forcave të rendit.
Avokati i Popullit, i cili prej një muaji ka dërguar në Kuvendin e Shqipërisë një raport të veçantë mbi çështjen e Astirit dhe ende është në pritje të përgjigjes, u ka bërë bërë thirrje institucioneve dhe qytetarëve për vetëpërmbajtje, maturi, si dhe për garantimin e plotë të të Drejtave të Njeriut.
Avokati i Popullit u shpreh dje se autoritetet shtetërore duhet të mënjanojnë konfliktin me qytetarët, të mos zbatojnë politikën e faktit të kryer e të mos e tejkalojnë me anë të zellit të pajustifikuar detyrën e tyre, sidomos në kushtet kur çështja për të cilën ka lindur ky konflikt nuk është sqaruar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel