Shuhet çdo pikëpyetje për Arenën Kombëtare, Shqipëri Francë inauguron stadiumin
Tashmë nuk ka më asnjë pikëpyetje, ndeshja e fundit kualifikuese e Grupit H në eliminatoret e Europianit Shqipëri-Francë do të luhet në stadiumin Arena Kombëtare. Ka qenë UEFA ajo e cila e ka zyrtarizuar këtë fakt duke zbuluar emrin e stadiumit në sajtin e saj, një detaj që mungonte prej ditësh në krahasim me sfidat e tjera.
Vetëm të dielën stadiumi kreu edhe ndeshjen testuese ku në tapetin e gjelbër shkelën vajzat e Vllaznisë dhe të Apolonisë. Këtë sfidë e ndoqën nga afër edhe dy inspektorë të UEFA të cilët sot kanë dorëzuar raportin sigurisht me një përshtypje të mirë.

Category
📺
TV