Trump urdhërohet të paguajë dy milionë $ për keqpërdorimin e fondeve bamirëse

  • 5 years ago
Një gjykatëse në Nju Jork e urdhëroi presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të paguajë dy milionë dollarë për keqpërdorim të fondeve nga fondacioni i tij bamirës, për të financuar fushatën e tij politike të vitit 2016.


Fondacioni Donald Trump u mbyll më 2018.

Prokurorët thanë se ai ka funksionuar për interesat e Trumpit.

Bamirësi të tilla si ajo që ka udhëhequr Trump, së bashku me tre fëmijët e tij, nuk mund të përfshihen në politikë, tha gjykatësja Saliann Scarpulla.

Sipas saj, Trump e ka ?shkelur detyrën e besimit?, duke lejuar që fondet e mbledhura për veteranët amerikanë, të përdoren për zgjedhjet paraprake në Ajoa, më 2016.

?E udhëzoj Trumpin që të paguajë 2 milionë dollarë, të cilat do të shkonin te fondi i tij sikur të ekzistonte?, tha gjykatësja dhe shtoi se paratë do të shkojnë tani në tetë organizata tjera bamirëse, me të cilat Trump nuk ka lidhje.

Trump u përgjigj me një postim në Twitter, duke thënë se ?çdo qindarkë? e fondit të tij ka shkuar në bamirësi.

?Unë jam personi i vetëm që njoh, ndoshta i vetmi në histori, që mund të japë shuma të mëdha parash për bamirësi, pa asnjë shpenzim, dhe që sulmohet nga hakerët politikë të shtetit të Nju Jorkut?, tha Trump./REL

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Category

📺
TV

Recommended