Besnik Mustafaj në RTV Ora: Grupi paralel për reformën zgjedhore, i panevojshëm

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj është një zë kundër ngritjes së një grupi paralel me atë të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Mustafaj u shpreh për mungesë vullneti nga ana e mazhorancës për reformën zgjedhore, por thotë se ka mungesa serioziteti edhe nga ana e opozitës.

Pjesë nga biseda në studio

Beti Njuma: Jeni shprehur skeptik në këto kushte për zhvillimin e reformës zgjedhore, ndërkohë që PD ka një projekt më vete, mazhoranca po vijon me një projekt më vete.

Besnik Mustafaj: Unë jam shprehur skeptik jo pse nuk është e mundur. Reforma zgjedhore është çështje vullneti politik. Unë konstatoj një mungesë vullneti politik nga ana e mazhorancës për të bërë një reformë të vërtetë zgjedhore. Konstatoj një mosbesim shumë të madh dhe një mungesë sinqeriteti nga ana e opozitës për të qenë kontribuuese në kryerjen e reformës zgjedhore.

Beti Njuma: Pse mungesë sinqeriteti nga ana e opozitës?

Besnik Mustafaj: Kjo duket në hapat që po hedh opozita. Ngritja e një grupi paralel me komisionin parlamentar të posaçëm sepse opozita është jashtë parlamentit për reformën zgjedhore. Ngritja e një grupi të tillë për mua është e panevojshme. Për mua, është një tentativë për ti thënë opinionit publik se ne po punojmë për reformën kur në fakt ku do i çojë ai, kush do i miratojë ato. Si do bëhen ligje këto propozime?
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/besnik-mustafaj-ne-rtv-ora-grupi-paralel-reformen-zgjedhore-i-panevojshem

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Category

📺
TV

Recommended