Ora News - Plagosën 27 vjeçarin në Lezhë, pranga autorëve

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Kapen dy autorët e dyshuar për plagosjen e 27-vjeçarit, Saimir Nikolla, në Lezhë, ngjarje e ndodhur në shtator të këtij viti.

Finalizimi i operacionit policor të koduar "Dajçi" çoi në pranga shtetasit.

-Kristjan Ndoci 25 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprat penale ?Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë? dhe ?Armëmbajtja pa leje?.

-Kristjan Peteku (Sh.), 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ishull, Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprën penale ?Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë".

Ata akuzohen për veprat penale "Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë? dhe "Armëmbajtja pa leje".

Dy të rinjtë ishin në kërkim pasi më datë 28 shtator 2019 në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen SMT, Lezhë, tek ?Ura e Cenit?, pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin Saimir Nikolla.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg? për këta shtetas.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/plagosen-27-vjecarin-ne-lezhe-pranga-autoreve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp