Në kushte aspak të favorshme të motit, fermerët e Myzeqesë e zhvilluan në Tiranë protestën e tyre të katërt.
Para Ministrisë së Bujqësisë ata ngritën shqetësimet që ua vështirësojnë përditshmërinë, ndërsa shpalosën edhe 5 kërkesa.
?Ne kërkojmë që pasi fermeri të paraqesë faturën që ka shitur mallin te tregtari ta subvencionosh direkt.
Kërkesa e dytë rregulloni mekanizmin e TVSH-së. I kërkojmë qeverisë që investojë për laburatorë për të bërë analizat e produkteve tona, janë apo jo të kontaminuara.
Askush nuk i orienton fermerët. Fermerët kërkojnë shërbimin e seksionit të garantuar me ligj. Duam një laborator për analizat e tokës?, shprehen fermerët.
Një pjesë prej tyre janë detyruar t`u drejtohen bankave dhe të marrin kredi. Lekët që kanë shpenzuar në sera nuk kanë mundur t`i marrin mbrapsht, pasi prodhimi u ka mbetur pa shitur.