Gjashtë persona mësohet se janë arrestuar si të dyshuar për grabitjen e rreth 13 milion lekëve në zyrën Postare të Krujës mëngjesin e 4 nëntorit.
Në pranga janë vënë Andi Rexhepi (Paturri), Mark Caka, Gazmir Saka, Hysen Kica, Bujar Tafa dhe roja Besnik Parruca i akuzuar për shpërdorim detyre.
Hetimet e prokurorisë dhe Policisë së Krujës bënë me dije se kanë zbardhur ngjarjen mbi bazë provash, ndërsa nuk përjashtohen që përsona të tjerë të përfundojnë në pranga.
Sipas burimeve ata vepruan në një kohë kur në qytet ikën dritat, ndërsa bësohet se kanë pasur informacion se në zyrën postare kishte vlera të konsiderueshme parash.