Report TV Amnistia e tretë/ Qeveria bën gati tjetër rivlerësim të banesave

Report TV

by Report TV

2 views
Qeveria po përgatitet të aplikojë për herë të tretë një amnisti për rivlerësimin e banesave. Kjo masë është përdorur edhe dy herë të tjera që nga viti 2009 dhe synon të lehtësojë qytetarët nga pagesa e një tatim fitimi shumë të lartë për ato banesa, çmimi fillestar i të cilave rezulton shumë i ulët.

Rivlerësimi, që bëhet vullnetarisht nga qytetarët brenda një afati të caktuar kohor, krijon mundësinë që tatimi që i paguhet shtetit në rast të një shitjeje, të jetë shumë më i vogël.R