Ora News - Atentati ndaj Arjan Ndojt, momenti kur Redjan Rraja shkon ne gjykate

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Dalin detaje nga dëshmia në gjykatë e Redjan Rrajës, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji në Shkozet.

34-vjeçari ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk e njeh prokurorin apo dy personat e tjerë që ishin në makinë.

Redjan Rraja: "Nuk kam lidhje me ngjarjen ku ka mbetur i plagosur prokurori dhe dy persona të tjerë. Nuk i njoh personat e përfshirë, ngjarjen e mësova nga mediat. Ditën kur ka ndodhur ngjarja kam qenë duke përshkruar itinerarin që bëj gjithmonë në Tiranë-Durrës-Fushë Krujë."

Rraja ka dalë sot në orën 14:00 para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihet me masën e sigurisë. Ai mbrohet nga dy avokatë Besnik Çerekja dhe Ilir Murati, të cilët kërkojnë lirimin.

Ndërsa Prokuroria ka kërkuar masën ?arrest me burg? për 34-vjeçarin.

Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Rraja akuzohet për ?vrasje e funksionarëve publik?, ? armëmbajtje pa leje' si dhe 'vrasje e mbetur në tentativë?.

"Ndaj tij janë ngritur tre akuza të rënda dhe prokuroria kërkon "arrest me burg". Vetë ai ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje" raportoi gazetarja Keti Banushi.

Rraja u ndalua pasditen e të hënës ndërsa udhëtonte me automjetin e tij drejt Hanit të Hotit.

Mësohet se në momentin e arrestimit, Rrajës i janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona, të cilët janë dërguar për ekzaminim.

Deri tani, 34 vjeçari nuk ka pranuar që të flasë por dhe nuk ka pranuar se ka qenë i përfshirë në ngjarje duke kërkuar edhe praninë e një mbrojtësi.

Qelizat telefonike kane verifikuar se ai ka qenë afër zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe kjo ka bindur prokurorët që të kërkojnë ndalimin e tij.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/i-akuzuari-atentatin-ndaj-prokurorit-del-sot-para-gjykates-masen-e-sigurise

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp