Ora News - Rama në interpelancë për Alvin Berishën, shpjegime për 11 vjeçarin në kampin e Sirisë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Edi Rama, si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme do të japë shpjegime për hapat që ka marrë qeveria shqiptare për rastin e 11 vjeçarit Alvin Berisha, i cili ndodhet në kamp të Sirisë. Opozita paralajmëtare do të kërkojë edhe përgjigje për pretendimet e emisionit italian ?Le Iene? se ambasadori shqiptar në Turqi nuk ka bërë detyrën.

Të hënën Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Edi Rama do të jetë i detyruar të raportojë në Parlament për fatin e Alvin Berishës, i cili ndodhet i plagosur në kampin al-Hol në Siri.

7 deputetë të opozitës parlamentare kërkojnë shpjegime nga Ministri Rama lidhur me rastin e Alvn Berishës, 11-vjeçarit që ndodhet i vetëm në kampet e Sirisë. Në interpelancën urgjente, Edi Rama do të duhet të përgjigjet nëse është i vërtetë pretendimi i Emisionit italian ?Le Iene? që ambasadori shqiptar në Turqi Gent Gazheli nuk ka treguar vullnet për të qenë pjesë e operacionit për të sjellë djalin pranë të atit.

Pavarësisht se kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se çështja e 11-vjeçarit shkon përtej çështjes së diplomacisë, ende nuk ka asnjë hap të bërë publik nga autoritetet shqiptare për rrugën që po ndjekin për të marrë fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet e ruajtura nga forcat kurde.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rama-ne-interpelance-alvin-berishen-do-te-jape-shpjegime-11-vjecarin-ne-kamp-te-sirise

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp