Soreca: Të marrë fund ndikimi i politikës në media! Borchardt: Disa portale me pronarë 'anonimë'

  • 5 years ago
TIRANE- Gjatë fjalës së tij në tryezën e thirrur nga OSBE për Forumin e Lirisë së Medias në Shqipëri, ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca u shpreh se në Shqipëri ka pasur kërcënime dhe kjo gjë është e papranueshme, ashtu siç janë të papranueshme tha ai retorikat e politikanëve ndaj gazetarëve.

"Ndaj gazetarëve në Shqipëri ka pasur kërcënime dhe kjo është e papranueshme. Të papranueshme janë edhe retorikat e politikanëve ndaj gazetarëve në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që t?i jepet fund ndikimit të politikës në media dhe mungesës së transparencës. Kemi adresuar të gjitha shqetësimet tona, deri më tani nuk është arritur gjithçka që duam, por po përpiqemi për të ecur përpara. Komisioni Evropian i ka shprehur të gjitha shqetësimet lidhur me pasiguritë ligjore dhe për median audiovizive. Janë të rëndësishëm disa rregullatorë në media, dhe të gjitha këto në kuadër të lirisë së medias dhe të shprehjes. Informacionet false janë shumë të këqija dhe shkojnë në dëm të medias. Duhen ndjekur të gjitha parimet e lirisë së medias. Dizinformimi është gjithashtu në dëm të medias. Presim një draft të ri që të jetë pikërisht për këtë çështje. Duam një shoqëri që të informohet ashtu siç duhet nga media", u shpreh Soreca