Ora News - RENEA zbarkon në Vlorë, video e arrestimeve në mes të rrugës

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Pas Durrësit e Tiranës, operacioni i policisë së Shtetit kundër veprimtarive kriminale dhe paligjshmërisë është shtrirë edhe në Vlorë.

Forcat Speciale të Policisë së Shtetit, zbritën pasditen e të martës në zëmër të Vlorës, siç tregojnë edhe këto pamje të siguruara nga Ora Neës.

Objekt i kontrollit ishin disa automjete dhe persona të dyshuar për përfshirë ne veprimtarinë e trafikimit të lëndëve narkotike dhe më të kaluar kriminale.

Siç tregojnë pamjet, efektivët e Policisë kryen kontrolle në disa makina në zonën e skelës, por kontrolle sipas burimeve ka pasur edhe në banesa e biznese.

Policia e shtetit ende nuk ka dalë me një njoftim për operacionin, por burime thonë se janë shoqëruar disa persona.

Aksioni sipas burimeve është zhvilluar nga Forca Lëvizëse Operacionale, por dhe struktura të tjera speciale pranë Policisë së Shtetit.

Katër ditë më parë, grupe të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcave RENEA zhvilluan një operacion Blitz në Elbasan, ku sipas burimeve në qendër ishin dy biznese.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/policia-kontroll-mjeteve-ne-vlore-shoqerohen-disa-persona

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp