• 5 years ago
Për të raporti me gjuhën është një raport dashurie, që jep edhe merr vazhdimisht. Por historitë që ajo zgjedhë për të shkruar, edhe pse nuk vijnë në gjuhën e nënës, sepse faktori i identitetit të ri ka bërë që të shkruajë në gjuhën e vendit në të cilën jeton, në italisht, janë të ambientuara në Shqipëri. Kësaj here shkrimtarja e njohur Anilda Ibrahimi rikthehet për të rrëfyer para studenteve në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë ëndrrat e saj në fillimin e viteve ?90, por edhe jetët shqiptare që kanë lënë gjurmë në adoleshencën e saj, aq sa ajo pas largimit në Itali vendosi t?i shkruajë në libra. Edhe për ?ReportTV? Anilda Ibrahimi rrëfehet për identitetin e saj likuid, si një grua mes dy kulturave.

?Atje ku spostohesh, spostohet edhe identiteti yt bashkë me ty. Është diçka likude, sepse kur unë jam në Itali jam Anilda shqiptare. Ndërsa, në Shqipëri nuk jam vetëm Anilda shqiptare, por jam dhe italiane. Është e vështirë që të japësh një përkufizim të qartë mbi identitetin. Unë jam të dyja gjërat. Këto ditë që jam në Shqipëri, ndihem e gjitha shqiptare. Kam nevojë për këtë! Është, edhe e mbushur me dhimbje ideja, që një pjesë që ke lënë këtu nuk të përket më. Është një ajër toksik, i rëndë që duket sikur depërton brenda teje, por unë kam nevojë për jetën time shqiptare. Edhe jam një grua e lirë, që kur unë dua të kthehem,kthehem edhe ndihem e lirë?, shprehet shkrimtarja e njohur Anilda Ibrahimi.

Category

📺
TV

Recommended