Mesazhet e viktimave te “kamionit te vdekjes”

  • 5 years ago
Kjo 26-vjeçare vietnameze është njëra nga 39 viktimat e kamionit të vdekjes që tronditi botën tre ditë më parë në Britaninë e Madhe. Mediat kanë publikuar mesazhet e fundit që ajo i ka dërguar nënës së saj nga kamioni ku shpjegon se nuk merr dot frymë.
?Mami më vjen keq. Udhëtimi im nuk përfundoi me sukses. Jam duke vdekur, pasi nuk marr dot frymë?, i shkruan ajo ndër të tjera të ëmës. Të afërmit treguan se ajo pagoi 34 mijë euro për një jetë më të mirë në Angli. Koha e mesazheve korrespondon me kohën kur kamioni ishte në udhëtim.
Policia britanike vijon hetimet dhe dyshon se bashkë me 26-vjeçaren janë edhe 19 vietnamezë të tjerë mes 31 burrave dhe 8 grave që u gjetën të ngrirë në kamionin frigorifer. Kanë qenë të shumta familjet që janë interesuar për të afërmit e tyre ndërsa ekspertiza për identifikimin e viktimave vijon. Policia vendase tha fillimisht se të gjitha viktimat ishin nga Kina, por më pas u tërhoq për shkak të daljes në dritë të të dhënave të reja.
Deri tani janë 4 të arrestuar, mes të cilëve edhe drejtuesi i kamionit një 25-vjeçar irlandezo-verior dhe 3 të dyshuar si organizues të trafikut.