Pendarovski: Rruga europiane, e vetmja alternativë për rajonin

  • 5 years ago
TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi sot nga Samiti i Paqes në Europën Juglindore që po mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranës se refuzimi për t?iu bashkuar familjes së madhe europiane, përbën rrezik për Ballkanin pasi vala e populizmit dhe radikalizimit me të cilën përballet europa mund të rritet në këtë rajon.

?Ne nuk duhet të harrojmë që vala e populizmit dhe radikalizimit me të cilën po përballet Europa ende po gjen vend ku mund të rritet në Ballkan. Nga ajo që kemi mësuar nga historia në Ballkan, është që kemi përgjegjësi shumë të madhe përballë trendeve negative dhe të vazhdojmë t?i drejtojmë shoqëritë tona bazuar në vlerat europiane. Unë besoj se për demokratizimin e shoqërive dhe shteteve në rajon do të rrisim ndërveprimin mes politikës dhe grupeve individuale në të gjitha sferat dhe të bëhet një paqe e qëndrueshme në rajon dhe për zhvillimin demokratik, ekonomik më të qëndrueshëm që do të rezultojnë në një ndërlidhje më të madhe mes vendeve tona?, -tha ai.

Lidhur me situatën në Ballkan, Pendarovski u shpreh se ?vlerat europiane duhet të fitojnë mbi vlerat populiste dhe me këtë lloj narrative ne duhet të krijojmë një atmosferë besimi, miqësie të cilat do të na bëjë të ndërmarrin hapa për të zgjidhur problemet në mënyrë realiste. Kjo është përgjigja ndaj çështje të mëdha në rajon që mund të shkaktojë tensione dhe përçarje në rajon?.