Kurti: Dialogun e ardhëm me Serbinë do e udhëheq unë! Jam politikan i ndryshëm nga Rama

  • 5 years ago
TIRANE - Albin Kurti që mori shumicën e votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, thotë se do të jetë ai kryeministri i ardhshëm që do të drejtojë edhe dialogun Prishtinë-Beograd nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në një përgjigje për gazetarët në Tiranë, ku mori pjesë në Samitin për Paqen në Evropën Juglindore, Albin Kurti tha se takimi i ardhshëm pritet të mbahet në pranverën e vitit 2020, përpara zgjedhje në Serbi. Nuk mund të prisni marrëveshje tha Kurti. Ne presim substancën e marrëveshjes , tha ai. Për Kurtin, është Serbia ajo që duhet të ndryshojë më shumë sesa Kosova sa i përket arritjes së marrëveshjes. Sa i përket heqjes së taksës 100 % të produkteve serbe në Kosovë, ai tha se kjo do të bëhet me kusht njohjen e reciprocitetit ekonomik dhe tregtar.

Recommended