Ora News - Ruçi fton “BE-në” në Shqipëri

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Në Konferencën e kryeparlamentarëve të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, Kryeparlamentari shqiptar Gramoz Ruci, ka bërë thirrje që ballkani perëndimor të mos shihet si ?delja e zezë? për Bashkimin Evropian. Për këtë cështje, kryeparlamentari Ruci, ka ftuar vendet anëtare të Këshillit të Europës, të ndjekin shembullin e Shqipërisë.

Ruci: Europa Juglindore si koncept ndoshta nuk do të egzistojë më sepse diferencat që e lindën këtë nocion do të jenë zhdukur, ose më të paktën do të jenë zbutur. Kurse ne, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të jemi më delja e zezë për udhëheqësit europianë, por do të jemi vlerë e shtuar për tokën tonë të përbashkët europiane. Kufijtë kulturorë dhe ata politikë të Europës do të bëhen më pak të përfillshëm.

Gjatë ditëve të Konferencës, Ruçi zhvilloi edhe disa takime me drejtues të KiE-së dhe kryetarë të parlamenteve pjesëmarrëse. Kreu i kuvendit shqiptar u takua me homologun danez Henrik Dam Kristensen, vend që shprehu skepticizëm për integrimin e Shqipërisë.

Ruci, e informoi homologun danez mbi arritjet e Shqipërisë ndërsa për t'u bindur se vendi ynë e meriton çeljen menjëherë të negociatave, e ka ftuar që të vijë të verifikojë arritjet dhe të prekë nga afër realitetin shqiptar. Ruci u takua me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Europës dhe Presidenten e Asamblesë Parlamentare. Gjatë qendrimit në Strasburg, Kreu i Kuvendit është takuar edhe me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ruci-fton-be-ne-ne-shqiperi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended