Report TV -Prapaskenat e dorëheqjes/ Kryegjyqtarja Joana Qeleshi 19 muaj nën hetim nga Vetingu

Report TV

by Report TV

0 views
TIRANË- Kryegjyqtarja e Durrësit Joana Qeleshi ka vendosur të vetëlargohet nga drejtësia me pretendimin e ndjekjes së një stadi të ri në karrierën e saj, duke iu përkushtuar sektorit privat. Po sa i besueshëm është një pretendim i tillë dhe cila është arsyeja reale e dorëheqjes së kryegjyqtares së Durrësit? Pse nuk iu përkushtua më parë sektorit privat dhe zgjodhi pikërisht këtë moment? Pas dorëheqjes së kryegjyqtares së Durrësit duket se fshihet ?halli? i Vetingut dhe jo karriera. Shqiptarja.com mëson se Joana Qeleshi ishte prej 19 muaj nën hetim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale, pra kontrolli i dosjeve. Verifikimi i Qeleshit ka nisur që në datën 15 mars të vitit 2018. Ajo ishte pjesë e një lista me emrat e 36 drejtuesve të gjykatave dhe prokurorive, të shortuar për t?u kontrolluar. Një pjesë e tyre sot janë shkarkuar nga detyra. Nuk përjashtohet mundësia që Qeleshi të jetë njohur me rezultatet e hetimit, ndonëse nuk ishte caktuar një datë për të dalë para Komisionit të Vetingut. Por, Gjithsesi, faza në të cilën ishte procesi i Vetingut në kohë kur kryegjyqtarja ka dhënë dorëheqjen, do të sqarohet në vendimin që do të marrë KPK për ndërprerjen e Vetingut.