Report TV -Dyshohet se u rekrutua nga ekstremistët myslimanë/ Dyshimet e reja

  • 5 years ago
TIRANE- Dyshohet se u rekrutua nga ekstremistët myslimanë, rezulton ende i zhdukur Lulëzim Berberi. ??Pa gjurmë?? solli mbrëmjen e së enjtes këtë histori të djalit nga Berati, i cili u nis për studime dhe përfundoi në zonën e nxehtë të Kashmirit, në kufi me Pakistanin, në kohën e shpërthimit të tensioneve indo-pakistaneze. Dyshimet e familjarëve janë se djali nga Berati u mor për qëllime të tjera pasi Lulëzimi ishte një djalë me të dhëna mjaft premtuese, zotëronte 5 gjuhë të huaja dhe ishte student i shkëlqyer i Informatikës. Lulëzimi kishte planifikuar ikjen e tij, duke përdorur studimet si pretekst, për t?u larguar jashtë territorit Shqiptar.