Java italiane në Gjirokastër, nis me një maratonë poezie

  • 5 years ago
Në Gjirokastër ka nisur java e gjuhës italiane e kthyer në traditë që prej vitit 2001. Maratona e poezisë që çeli eventin mblodhi në kalanë e qytetit shumë dashamirës të gjuhës italiane dhe rreth 120 fëmijë që e studiojnë italishten si gjuhë të parë dhe të dytë. E pranishme në ngjarjen e përvitshme ishte edhe konsullja e përgjithshme e Italisë në Vlorë znj. Luana Mikeli.

?E çmojmë shumë këtë shkëmbim kulturor shumëvjeçar dhe atë që popujt tanë dhe fëmijët tanë ndajnë me njëri-tjetrin. Shkëmbimet janë tashmë efektive në shumë fusha në kulturë, në edukim, shkencë, biznes dhe në art?, thotë Mikeli.

Shkëmbimet në fushën e kulturës kanë sjellë marrëveshje dhe rezultate në gërmimet arkeologjike, studimet e sizmicitetit, marrëveshjet akademike etj.

Gjatë ditëve në vazhdim do të ketë edhe Projeksion Filmash italiane me metrazh të shkurtër në Qendrën e Kulturës Italiane në Universitetin ?E.Cabej? si dhe një koncert të nxënësve të Konservatorit të Barit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH