Edhe SPAK me Prokuror të Përkohshëm? Manja ultimatum Ibrahimit të ngrihet brenda 2019-ës

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

1 view
#rtvora #oranews

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mund të ngrihet edhe duke komanduar dy Prokurorë të Përkohshëm në strukturë për të plotësuar numrin 10 që e parashikon Kushtetuta. Zgjidhja i është dhënë kreut të KLP-së nga kreu i Komisionit të Ligjeve, i cili i ka kërkuar që të shfrytëzojë hapësirat ligjore dhe ta ngreje këtë strukture brenda këtij viti. Por edhe ky propozim ka hasur në debate në KLP, të cilat krijojnë ngërç në momentin kur mungon dhe gjykata Kushtetuese.

Procedurat e ngritjes së SPAK dhe Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Ultimatumi i ka ardhur kryetarit të KLP-së nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili i ka sugjeruar që të shfrytëzojë hapësirat ligjore, për të plotësuar numrin e 10 prokurorëve, siç e ka përcaktuar Kushtetuta.

Manja: Personalisht ndaj mendimin që Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të duhet të respektojë në frymë dhe në gërmë Kushtetutën e vendit, nenin 148 dh, pika e dytë e Kushtetutës ku thotë se Prokuroria e Posaçme përbëhet nga të paktën 10 prokurorë. Por kuadri ligjor e ka zgjidhur këtë, mjafton që ju ti referoheni ligjit të statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Kjo deklaratë e Manjës u bë pas sqarimeve që bëri kreu i KLP-së në Komision, i cili tha se aktualisht të dyja shkallët e vlerësimit i kanë kaluar 8 prokurorë të zgjedhur për SPAK, ndërsa akuzoi organet e vettingut për vonesa në verifikim.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/edhe-spak-me-prokuror-te-perkohshem-manja-ultimatum-ibrahimit-spak-dhe-kryeprokurorin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz