Wake Up/ "Korça Short Film Fest" gjen strehë në Shkodër

  • 5 years ago
?Korça Short Film Fest On Tour 2019? e ka pasur startin në Mitrovicë dhe tashmë po vijon me turet në disa qytete në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Ky aktivitet kulturor sonte do të ndalet në Shkodër, pranë Qendrës Rinore "ARKA", për të prezantuar disa nga filmat që janë pjesë e këtij festivali. Publiku shkodran njihet për lidhjen e ngushtë që ka me kulturën dhe me siguri ky do të jetë një nga aktivitetet që do të kenë interes në prag të fundjavës. Këtë vit ka pasur rreth 700 aplikime filmash nga 24 vende të ndryshme të botës për të garuar në 4 kategori. 50 prej tyre janë përzgjedhur për të qenë pjesë e festivalit. Tematikat që trajtojnë filmat në festival janë nga më të ndryshmet, sociale, politike, por ka edhe filma komedi. Duket se më shumë impakt kanë historitë njerëzore dhe dramat sociale. Po ashtu në këtë festival janë edhe 5 filma të cilët mund të shikon përmes syzeve virtuale.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel