Ora News - Deklarata e fortë e Agim Ismailit: Nga burgu janë porositur vrasje

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Nga burgu porositen edhe vrasje. Kjo është deklarata e fortë e vetë kreut të burgjeve, Agim Ismaili, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë. Ismaili deklaroi se stafi i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm para rekrutimit. Ndërkohë për problemin e mbipopullimit të burgjeve, Ismaili tha se tashmë është tejkaluar.

Disa prej të burgosurve që po vuajnë dënimin në vendet e izolimit kanë porositur vrasje, raste të cilat nuk janë hetuar.

Shqetësimi është ngritur nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë.

Sipas Drejtorit, përveç porositjes së vrasjeve në të kaluarën ka qenë shqetësim edhe përdorimi i celularëve për të cilët nuk ka pasur gjithashtu hetim të mirëfilltë.

Ismali: Si në gjithë botën, edhe në Shqipëri ka pasur raste që nga burgu janë porositur edhe vrasje në të kaluarën. Nuk ka pasur hetime nga prokuroria. Në kushte burgu, porosia kryhet përmes sendeve të ndaluara, celularëve ose mënyrave të ndryshme të komunikimit.

Duke raportuar mbi situatën në burgje, Ismaili deklaroi se sistemi 41 Bis pritet të izolojë 270 të burgosur VIP duke qenë se më herët asnjë prej tyre nuk është izoluar.

Ismali: Mund të urdhëroj izolimin dhe mbikqyrjen e posaçme për një periudhë tre mujore të secilit të burgosur që kryen ato shkelje. Në fakt ajo normë nuk është zbatuar asnjëherë që nga '98 deri në 2019. 41 Bis-i, si Drejtori e Përgjithshme e Burgjeve kemi skanuar listën e personave të cilët potencialisht mund ti nënshtrohen atij regjimi.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/deklarata-e-forte-e-agim-ismailit-nga-burgu-jane-porositur-vrasje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz