Ora News - Mirditë, çobani i fshatit zbulon shkëmbin me piktograme

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Një tjetër shkëmb me simbole të ndryshme të pakuptimta është zbuluar në fshatin Xhuxhe të Njësisë Administrative të Fanit në Mirditës.

Ka qenë një çoban i cili teksa ruante bagëtitë ka pikasur shkëmbin të ngulur në një gur me simbolika të përafërta me atë të gjetur pak kohë më parë në këtë zonë dhe menjëherë e ka njoftuar autoritetet lokale.

Dyshimet janë për piktograme, por do të jenë ekspertët e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik për të saktësuar periudhën dhe për çfarë bëhet fjale.

Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë Gjergj Marku kërkon që kjo zonë studiohet nga ekspert të fushës, pasi sipas tij këto gjetje dëshmojnë se ka vlera historike.

Gjergj Marku: "Rëndësi ka që ky gur të studiohet, kur u fol për piktogramët e Xhuxhës në muzeun historik kombëtar që atëherë është thënë se ky vend duhet të studiohet, pasi nuk mund të jetë vetëm kjo. Nuk mund ta nxjerrësh vetëm rrasën e Xhuxhës jashtë kontekstit".

Një grua e moshuar banore e zonë tregon se shkëmbin në fjale i e përdornin si pikë pushimi gjatë kohës kur shkonin në mal, por asnjëherë se kishin menduar se mbart vlera historike.

Specialistët e fushës pritet të shkojnë në Xhuxhe për të verifikuar e analizuar këtë zbulim i cili është i dyti në këtë zonë brenda pak muajsh me simbolika të përafërta dhe nëse vërtetë do të kemi të bëjmë me dëshmi të periudhës neolite, Mirdita, i shtohet hartës së zbulimeve këto 30 vitet e fundit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/mirdite-cobani-i-fshatit-zbulon-shkembin-me-piktograme

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz