Ora News - Lihet në burg Elvis Gaçaj

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

?Arrest në burg? ka vendosur Gjykata e Durrësit për Elvis Gacaj, që u arrestua pak ditë më parë me armë zjarri pa leje.

Ndërsa për personin tjetër Konstandin Driza që ndodhej së bashku me të në momentin e arrestimit, trupi gjykues vendosi si masë shtrënguese detyrim paraqite. Gacaj do të jetë personi i parë që pritet të marrë dënimin me ndryshimin e ligjit për armëmbajtje pa leje.

Në sallen e gjygjit ai është shprehur se armën e mbante për vetëmbrojtje, ndërkohë Konstandini ka theksuar se nuk kishte dijeni për armën. Operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua në rrugën 'Taulantia' në momentin kur dy të kërkuarit po udhëtonin me automjetin tip BMW.

Gjatë kontrollit të makinës policia u ka gjetur një armë zjarri pistoletë çeke me dy krehra me 26 fishekë kalibër 9 mm. Gaçaj, i cili është person i njohur dhe për drejtësinë shqiptare, sipas policisë kishte thyer masën e sigurisë ?Arrest Shtëpie?, ndërsa Kostandin Driza është proceduar më parë në fushën e veprave penale kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

Elvis Gaçaj në prill të këtij viti u arrestua së bashku me Leonard Dukën në Tiranë i dyshuar për një seri veprash penale ndërsa më herët u ka shpëtuar disa atentateve të organizuara ndaj tij.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/lihet-ne-burg-elvis-gacaj

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended