"Liria nuk është gjë tjetër veçse një shans për të qenë më i mirë", do të shprehej Albert Camus mbi esencën e të qenurit një njeri i lirë.
Dhe duket se fjalët e tij morën kuptim të plotë gjatë projeksionit të filmit dokumentar ?Edhe muret kane veshë ? të regjisorit Ervin Kotori, që vjen si një bashkëpunim me artisten konceptuale Alketa Xhafa Mripa, dhe ideatoren, Kristale Ivezaj Rama.
Dokumentari është një rrugëtim i tre krijuesve nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, në kërkim të historive tronditëse, të rrëfyera nga vetë viktimat e kampeve të përqendrimit gjatë diktaturës.