Vazhdon rezistenca për mbrojtjen e lumit Melth në Mat, Banorët: HEC-i do shkatërronte zonën

  • 5 years ago
Banorët e fshatrave Gjoçaj, Zall-Gjoçaj, Dukagjin e Lam i Madh në Bashkinë e Matit janë të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e një HEC-i në zallin e Melthit. Banorët u mblodhën sërish duke protestuar pranë kantierit të ndërtimit të firmës që do të ndërtojë hidrocentralin, ku tentuan të futen edhe brenda saj, por u penguan nga forcat e policisë së repartit të ndërhyrjes së shpejtë dhe ato të komisariatit të Matit.