Ora News siguron foton: Kush i shiti sanduichët e helmuar nxënësve në Postribë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Ushqimi i infektuar nga bakteri i salmonelës është vërtetuar shkak i helmimit të 61 nxënësve të Postribës, por njeriu që ua shiti ende mbetet i panjohur.

Kjo fotografi e siguruar nga Ora News, tregon se nxënësve u shitet ushqim nga një burrë me biçikletë nga kangjellat rrethuese të oborrit.

Ndërkohë pronari i kioskës pranë këtij institucioni arsimor, ka mohuar faktin që u shiste fëmijëve ushqime fast foodi.

Ai pretendon se aty tregon vetëm produkte të ambalazhuara.

Gezim Hyseni: "Më kanë akuzuar se tregtoj sanduicha. Por unë nuk i kam tregtuar kurrë. Kam tregtuar vetëm molto, çokollata e çibukë që janë në treg. Janë dy fast food tek ura që i shesin, por unë jo. Është një kioskë 1 me 1 metër. Nuk i kam bërë letrat ndaj e mbylla."

Që prej ditës kur fëmijët u helmuan, kioska e tij mbetet e mbyllur. Shkak për këtë ai thotë se nuk është AKU, por frika që ka pasi nuk disponon dokumentacion të rregullt për të.

AKU thotë se në subjektin e dyshuar fillimisht nuk ka gjetur ushqime të gatshëm, por në subjekte aty pranë ka gjetur produkte që mund të përdoren. Megjithatë për fjalën e fundit pret rezultatet e analizave të mostrave që janë marrë.

Hasije Sadrija: "Nga monitorimi rezulton që brenda ambienteve të shkollës janë dy kioska. Por në momentin që kemi shkuar për kontroll ishin bosh. Por janë brenda rrethimit të shkollës."

Por nga ana tjetër, situata e subjekteve që tregojnë pranë shkollave të Shkodrës mbetet e paqartë.

Hasije Sadrija: "Nuk kemi marrë asnjë informacion nga Bashkia e Shkodrës."

Drejtori i observatorit të shëndetit publik, Astrit Beci duke konfirmuar rezultatet e analizave kërkoi forcim të kontrollit për lejet higjeno-sanitare.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ora-news-siguron-foton-kush-i-shiti-sanduichet-e-helmuar-nxenesve-ne-postribe

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended