Report TV - Digjet gjatë natës 'Range Roveri' i kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli

  • 5 years ago
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm ku makina tip 'Range Rover' që përdorej nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është shkrumbuar nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:26 të mëngjesit në lagjen 'Lef Sallata' dhe si pasojë e flakëve nga zjarri është përfshirë edhe një automjet tjetër që ka qenë afër tip 'ford' në pronësi të B.A.

'Range Roveri' në pronësi të bashkisë por që përdorej nga kryebashkiaku Leli, ishte parkuar pranë pallatit ku banonte shoferi i Dritan Lelit, E.T. Si pasojë e flakëve të dy automjetet janë shkrumbuar plotësisht.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se të dy makinat janë lëvizur nga vendi i ngjarjes dhe ajo çka ka mbetur pas janë vetëm mbetjet e blozës dhe një gomë rezervë. Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur të plotë këtë ngjarje dhe rrethanat e zjarrit.