Report TV - Balluku përuron laboratorin e ri për analizimin e hidrokarbureve në Porto Romano

  • 5 years ago
Strukturat e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial do të kenë shumë shpejt në dispozicion laboratorin e ri, duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në cilësinë e procesit të analizimit të mostrave të hidrokarbureve por njëkohësisht duke ulur ndjeshëm kohën e pritjes për subjektet, sa i takon cilësisë së produktit që ata tregtojnë.

Laboratori i ri, i cili është ngritur në zonën e Porto Romanos në Durrës, pritet të vihet në funksion brenda muajit tetor ndërsa do të jetë i pajisur me pajisje të teknologjisë së fundit çka pritet të sjellë një ndryshim rrënjësor të punës në këtë inspektorat.

Category

📺
TV

Recommended