Braçe mohon akuzat per presion ndaj drejtesise

  • 5 years ago
Demokratët e cilësuan praninë e tij në gjykatë kur po vendosej masa e sigurisë për drejtorin e Agjencisë Kadastrës se Durrësit si presion ndaj drejtësisë, por Braçe e mohon kategorikisht.
Zv/Kryeministri në një deklarate për shtyp e argumenton prezencën në sallën e gjyqit me faktin se ai donte të njihej nga afër me akuzën ndaj një nëpunësi shteti. Edhe pse thotë se e njeh përmes dokumenteve të vërtetën që është ndryshe nga sa pretendon prokuroria. Sipas Braçes Liridon Pula është viktima e prokurorit Arian Ndoja.
?Nuk ka lidhje as me grabitje tokash e pronash në Gjirin e Lalzit as me legalizime objektesh që nuk janë ndërtuar kurrë më parë. As investitori, as ndërtuesi as pronarët e truallit nuk kanë kallëzuar për procedurën e ndjekur në zyrat e shtetit. Asnjëri prej tyre nuk i është shkaktuar ndonjë dëm qoftë fizik, qoftë monetar. Kush ka kallëzuar dhe a është i dëmtuar ai? Ka kallëzuar një njeri anonim, pa lidhje me çështjen fare. Kallëzimi i është drejtuar specifikisht këtij prokurori.?Brace thotë se ishte në dijeni përpara se Pula të arrestohej se ishte nën presion mafioz nga persona që zv/Kryeministri nuk i përmend me emra, dhe që ka njoftuar dhe të gjithë organet e drejtësisë si dhe Kryeministrin.
?Në atë bisedë, të vetmen telefonike kam marrë të gjithë dëshminë e shantazhit një mujor ndaj tij, me emra e mbiemra me episode konkrete. Pas asaj dëshmie kam njoftuar drejtuesin e KLP, të Prokurorisë, Kryeministrin e Kreun e Komisionit të lLigjeve.?
Braçe akuzon opozitën se është frymëzim dhe fole e krimit dhe lajmëron se do të ngrejë padi kundër Prokurorit Ndoja, që e cilëson si taleban politik. Ai mohoi të kishte lidhje gjaku me Liridon Pulën, por dhe kjo sipas tij është pjesë fabrikimit politik e mediatik.