Report TV -BSH: Përdorimi i parave 'cash' nxit informalitetin, 'fiskalizimi' i jep zgjidhje

  • 5 years ago
Përdorimi i lartë i parasë cash ose fizike në ekonominë shqiptare është nxitës i informalitetit, kështu është shprehur guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Gjatë zhvillimit të mbledhjes së Pestë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, Sejko u shpreh se ulja e përdorimit të parasë fizike do të ndihmohet shumë edhe nga projektligji i ?Fiskalizimit? i cili do të monitorojë çdo transaksion.

?Konkluzionet e deritanishme evidentojnë qartë përfshirjen e ulët financiare të popullsisë shqiptare, jo vetëm krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, por dhe me vendet e rajonit. Të gjitha këto reflektohen në një përdorim të lartë të parasë fizike (cash) në ekonominë shqiptare, ka dhe një kosto konkrete nga përdorimi i tij si mjet pagese, ku në nivel ekonomie shkon më shumë se 1 për qind të PBB-së. Për më tepër, përdorimi i parasë fizike mund të konsiderohet edhe si një nxitës i informalitetit në ekonomi? u shpreh Sejko.