'Migjeni" kryen me sukses dy udhëtimet, Balluku nga Rinasi: Air Albania do të veprojë 'Low Cost'

  • 5 years ago
Avioni i dytë i flotës së Air Albania që mban emrin ?Migjeni? ditën e sotme ka nisur fluturimet drejt Italisë.

Ndërkohë deri tani "Migjeni' ka kryer dy fluturime vajtje ardhje drejt Italisë. Në kthimin e tij nga Roma për në Rinas, 'Migjeni' është pritur edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe të Energjisë, Belinda Balluku.

Ajo ka thënë se shqiptarët duhet të ndihen krenar për 'Air Albania' pasi të gjithë do të kenë mundësi që të udhëtojnë me çmimi më konkuruese dhe me komoditetin e garantuar.

"Migjeni është 'dry' i flotës së Air Albanin, ofron shërbime të një cilësie shumë të lartë. Nga vetëm kompanitë low cost. Duhet të jenë krenar që këtu është ulur një tjetër avion. Nuk besoj se ka interes se si funksionon një kompani. Shumë pak blejnë avionë, por lëvizin. Suksese shumë Air Albanian." ka thene Balluku.

Ndërsa Drejtori i përgjithshëm i Air Albania Sinan Delek tha se ky është një moment historik për Shqipërinë.

?Migjeni që kemi parapa krahëve është i ri ka vetëm 3 vjet pra është shumë i ri dhe ka të dyja bordet dhe biznes dhe ekonomi. Ky avion do të fluturojë në tre destinacione Milano, Bolonja, Romë por gjithsesi është shumë sfiduese nga ana jonë që ne për një ditë ne kemi filluar tre destinacione të ndryshme.

Recommended