Why Not - U pushua nga puna? Moderatori Kelvi Kadilli zbulon të vërtetën

  • 5 years ago
#rtvora

Gjatë verës 2019, emri i moderatorit Kelvi Kadilli pushtoi faqet e portaleve shqiptare. Të gjithë thonin se ishte pushuar nga puna, por ai nuk foli asnjëherë për këtë pjesë.

Sezoni i ri televiziv e gjeti me një sfidë të bukur në ?RTV Ora?, ku moderon cdo mëngjes emisionin ?Ditë e Re? pranë Arjola Shehut. Gjatë intervistës së sotme në emisionin ?Why Not? nga Roza Lati, ai foli publikisht për historinë e pushimit nga puna.

Kelvi Kadilli: E kisha thënë që në maj që do ikja nga Top Channel në një emision tjetër. Thashë ?Pop Culture? nuk do jetë më sezonin tjetër. Ky u bë si lajm, njerëzit e dinin që do ikja. Se kuptoj pse u bë aq e madhe fakti që unë vendosa të iki në një moment. Askush s?më pushoi nga puna. Ika me dëshirën time më të madhe dhe me konsensus të dyanshëm. Askush nuk u lëndua në fund të ditës.

Ika se mendoja që meritoja më shumë. Mendoja se mund të bëja më shumë, doja një sfidë më të madhe për veten time, këtë që po bëj tani. Ndër të tjera, kur rri shumë në një vend, për të mos thënë qelbet, ndotet. Kështu që mu desh të lëvizja.

Roza Lati: Një gjë të mirë që ka familja Ora është që të lë lirshmëri të shprehesh si të duash dhe këtë e kam parë tek vetja ime. Mendon se ke qenë i frustruar sa i përket kësaj gjëje tek televizionet e tjera?

Kelvi Kadilli: Unë përshtatem herë pas here. Nëse flasim për Intv, atje bëja një emision që e ideova vetë dhe bëja atë që dija të bëja më mirë, të isha sarkastik, ironik apo të vija në lojë pozitivisht personazhet. Kur u punësova në Top Channel, ishte dicka që mu ofrua, nuk ishte projekti im, pavarësisht se ideuam gjithcka dhe me Dojnën shkoi shumë mirë por nuk ishte ideja ime fillestare. Ajo që u bë, thjesht erdhi dhe unë nuk isha totalisht vetvetja. Tani besoj që I?ll be back.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/u-pushua-nga-puna-moderatori-kelvi-kadilli-zbulon-te-verteten

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz