Report TV -Meta apel në Ditën e Ashures: E domosdoshme të reflektojmë në këtë situatë

  • 5 years ago
Nga Sarisalltiku , ku mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Kryegjyshtata Botërore e Bektashinjve për ditën e Ashures, Presidenti Ilir Meta përcolli edhe një herë mesazhin për të lënë mënjanë lakminë dhe egon dhe për të reflektuar në të mirë të Shqipërisë.

Ditën e sotme Presidenti, Ilir Meta ka qenë i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga nga Kryegjyshtata Botërore e Bektashinjve për ditën e Ashures. Në fjalimin e tij përveç urimeve për besimtarët Bektashinj, Meta ka dhënë edhe disa mesazhe politike.

Ai ka thënë se në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim për në BE nuk duhet të lejohet që zhvillimet e fundit politike të errësojnë punën që është bërë ndër vite. Meta ndër të tjera ka thënë se në këtë situatë politike palët duhet të ndalen dhe të reflektojnë për 'plagët' që janë bërë shqetësim. Më pas presidenti ka thënë se duhet ti jepet fund lakmisë dhe egos personale.

Category

📺
TV

Recommended